Uji me gaz, i dëmshëm për shëndetin

Gjithmonë pasi keni konsumuar ushqim të rëndë, veprimi i parë që bëni është prija e ujit me gaz. Deri më sot kemi vepruar gabim dhe ja cilat janë arsyet pse uji me gaz nuk është dhe aq i këshillueshëm për konsumim?

Uji me gaz nuk është aq hidratues sa uji normal.

Gjithmonë nëse keni etje apo sapo keni përfunduar palestrën është e këshillueshme të konsumohet vetëm uji natyral dhe jo ai me gaz. Kjo për vet faktin se uji mineral është më i lehtë se ai me gaz.

Uji mineral i gazuar edhe pse i shëndetshëm në sasi mesatare, konsumimi i tepërt i ujit të gazuar mund të shkaktojë dëmtim të veshkave për shkak të përqindjes së lartë të natriumit.

Është i keq për dhëmbët tuaj. Po është mëse e vërtetë se uji me gaz është i dëmshëm për dhëmbët, jo vetëm që krijon siç quhet në gjuhën popullore, zverdhja e dhëmbëve. Uji normal, pa gaz është më i mirë dhe nuk krijon probleme si për dhëmbët dhe për mishrat e dhëmbëve.  Uji i gazuar ju krijon probleme me urthin, e që mund të shkaktojnë zbaticë acidi në trupin tuaj.

R.SH

SHKARKO APP