UNICEF lëshon alarmin: Po përhapet kolera
Sëmundja e kolerës po përhapet nga Iraku në Siri, Kuvajt dhe Bahrein dhe mund të shkaktojë një epidemi rajonale thuhet nga zyra e UNICEF-it në Irak.
Drejtori i zyrës, Pjetri Hawkins tha se epidemia tashmë mund të konsiderohet si rajonale dhe theksoi se ka një rrezik të lartë të përhapjes .
“Shumë njerëz vijnë në Irak dhe kanë konfirmuar tashmë raste të sëmundjes në Siri , Kuvajti dhe Bahreini “, tha Haëkins.
Sipas tij, sëmundja është zbuluar për herë të parë në Bagdadin perëndimor në shtator dhe që atëherë kanë vdekur gjashtë dhe janë infektuar më shumë se 2.200 njerëz , vetëm në Irak .