Urgjencat Kombëtare kërkojnë shtim të mjekëve

Në 3 muajt e sezonit turistik janë realizuar mbi 65 mijë vizita mjekësore në 28 Qendrat Shëndetësore që kanë ofruar shërbim për pushuesit. Nga këta, 1138 janë dërguar në spital, ndërsa afro 2 mijë persona u mjekuan pasi telefonuan numrin 127.

Kanë ndodhur 1256 aksidente dhe janë kryer 78 misione me helikopter. “E reja e shë4rbimit të helikopterit sot është vajtja në vendngjarje të aksidentit, aty ku ndodh”, thotë Skënder Brataj, kreu i Urgjencës Kombëtare. “Kemi vënë tre mjekë, tre infermierë. Për vitin tjetër patjetër që do të ketë ndryshime, pasi kemi rritje me gati 40% të pacientëve dhe kuptohet që duhet të shtohet edhe personeli”.

Përpos rasteve të lehta, nëpër spitale janë paraqitur edhe pushues me ndërlikime të rënda, siç është tetanosi apo ethet hemorragjike, e për fat të keq ka pasur edhe humbje jete.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?