Ushqimet e duhura që na bëjnë të ndihemi të ngopur
Nëse dëshironi të keni tretje të rregullt dhe të shëndetshme, dhe kjo është tepë rendësi për ata që dëshirojnë të humbin në peshë duhet të konsumojnë në masë ushqime që posedojnë fibra. Mungesa e fibrave është nxitës për mbipeshë, diabet, sëmundje të zemrës.
Midis produkteve që janë të pasur me fibra mund të përmendim: elbin, mollët, portokallet, dardhat, dredhëzat, arrat, lajthitë, farat e lirit, fasulja, boronicat, trangujt, selino dhe karotat, ndërsa me fibra jo të tretshme të pasura janë: drithërat, farat, arrat, orizi i vrugët, kungulleshkat, brokoli, lakrat, qepa, domatja, perimet me gjethe të gjelbër, rrushi.
Produktet që ju duhen për tu ndjerë të ngopur dhe për të pasur forma të mira fizike janë;
Mollët dhe dardhat të cilat konsumohen me lëvore Një mollë përmban rreth 4 gr fibra e një dardhë deri në 6 gr fibra. T’i konsumoni me lëvore, ndihmojnë në mbrojtjen e sistemit të qarkullimit të gjakut dhe mbrojnë prej kancerit
Gjithashtu e pasur me fibra është dhe fasulja, e cila në një sasi normale që konsumohet në një vakt përmban gati 4 gr fibra.