Ushqimet ideale për t’u nxirë edhe më shumë në verë
Një gotë verë, një pjatë peshk dhe shumë domate. Kjo menu e re do të bëjë që të dobësoheni duke ruajtur lëkurën tuaj nga djegia e diellit. Thuhet shpesh që ruajeni lëkurën duke ngrënë fruta dhe perime me ngjyrë portokalli që t’i japë ngjyrë lëkurës. Është shumë e vërtetë. Vazhdoni ta bëni këtë edhe në vazhdim. Betakaroteni që ato përmbajnë do t’ju ndihmojë të prodhoni më shumë melaninë dhe të merrni ngjyrë argjendi. Por nëse këtyre ushqimeve do t’i shtonit një menu të pasur me vitamina dhe minerale, do t’i bënit një dhuratë më shumë lëkurës tuaj: do ta mbroni nga veprimi djegës i rrezeve ultra të kuqe. Dielli na bën të stresohemi, pasi çon në plakjen e lëkurës. Në këto raste ju propozojmë një menu të veçantë. Është gjithashtu dhe shumë e shijshme. Mund dhe ta aplikoni gjatë gjithë verës: bëhet fjalë për një dietë të lehtë dhe të shijshme. Duke hequr dorë nga buka dhe duke eliminuar vajin e ullirit mund të humbisni deri në 3 kile në muaj.
VITAMINAT E NEVOJSHME
Cilat ushqime duhen përdorur për të marrë vitamina? Si fillim kemi domatet. Nëse i përdorni shpesh përbëjnë kurën e duhur për lëkurën. Sepse janë të pasura me vitaminë A. Atëherë përdorini pa problem, si të papjekura mirë ashtu edhe të pjekura shumë. Ato rekomandohen kryesisht kur jeni në det, mund t’i konsumoni në plazh. se janë të pasura dhe me ujë dhe i japin një shkëlqim lëkurës. Nuk duhet të mungojnë dhe specat që të shoqëruara me fruta të tjera si kivi, pjeshkë, luleshtrydhe përbëjnë dietën ideale, dhe e mbrojnë lëkurën nga plakja. Gjithashtu dhe drithrat të kombinuara me sallatë jeshile ose spinaq janë shumë të mira për shtimin e hekurit në gjak.
PROTEINAT E LEHTA
Në këtë dietë duhet të jetë çdo ditë i pranishëm peshku. Një ushqim i pasur me proteina. Ndikon shumë në dobësim, ka mundësi dhjetë herë të ndikojë më shumë në humbjen e kileve se sa mishi. Peshku ndikon në krijimin e një ekuilibri natyral të organizmit, ta mbrojë lëkurën, dhe të krijojë një shkëlqim dhe elasticitet të saj. Pa harruar që ai ndikon dhe në një qarkullim më të mirë të gjakut. Mbi të gjitha, peshku është i pasur me lëndë minerale që vonojnë procesin e plakjes : nga Jodi, që ndikon në metabolizmin, tek zinku që forcon mbrojtjen imunitare, tek silici që plotëson veprimin mbrojtës të epidermës.
FRUTA DHE PERIME ME NGJYRË
Jo të gjitha perimet janë njësoj, disa janë më të pasura me vitamina dhe kështu do të rekomandoheshin për tu përdorur më shumë në menunë tuaj. Por si duhet ta bëni zgjedhjen tuaj? Është zbuluar se sa më e theksuar të jetë ngjyra e një ushqimi aq më i pasur është ai me vitamina dhe lëndë minerale. Atëherë, kur bëni pazarin përveç se të shikoni sa të freskëta janë frutat dhe perimet tashmë vështroni edhe ngjyrën e tyre. Për shembull preferohen më shumë domate me ngjyrë të kuqe të thellë se sa ato me ngjyrë të hapur, bizele me ngjyrë jeshile të thellë se sa të bardha.