Ushqimet për një zemër të shëndetshme
Sëmundjet e zemrës janë një nga shkaktarët kryesore të vdekjeve në botë. Për të pasur një shëndet sa më të mirë të saj është e rëndësishme që të kujdesemi duke filluar nga ushqimi që ne konsumojmë. Disa nga ushqimet që e mbrojnë shëndetin e zemrës janë;
Shegët
Shegët stimulojnë prodhimin e oksidit nitrik, i cili hap arteriet dhe ul presionin e gjakut.
Domatet
Përmbajtja e tyre është në gjenje që të reduktojë kolesterolin e keq, duke mbajtur larg arterio-sklerozën.
Hudhra
Edhe pse nuk ka një erë të mirë, hudhra ruan një rol shumë të rëndësishëm për mbrojtjen e shëndetin kardiovaskular, por gjithashtu lufton infeksionet dhe kancerin.
Kanella
Vetëm një lugë gjelle kanellë në ditë, ju ndihmon në uljen e nivelit të kolestrerolit dhe ju jep një dozë të shëndetshme antioksidantësh.
Mollët
Thonë që një mollë në ditë, mban larg doktorin. Gjithashtu edhe sëmundjet e zemrës. Molla ka përbërës që ndalojnë bllokimin e arterieve.
Zarzavatet
Janë burimi më i mirë i antioksidantëve. Gjithashtu përmbajnë fibra dhe kalium, që redukton rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Konsumimi i rregullt i tyre çon në uljen e aminoacidit "Homocysteine", i cili është përgjegjës për sëmundjet koronare.