Ushqimet që bëjnë mirë për trurin

 

Peshku: përmban acide yndyrore omega-3 në sasi të mëdha. Ato janë të rëndësishme për rregullimin e funksioneve të trurit.

Specat djegës: 100 gr speca djegës përmbajnë 144 mg vitaminë C. Substancat antioksiduese të kësaj vitamine parandalojnë dëmtimin e trurit nga stresi oksidues.

Domatet: Ato janë të pasura me antioksidues lykopen. Ato mund të luftojnë radikalet e lira dhe i eliminojnë nga trupi, ndaj parandalojnë dëmtimin e trurit të shkatuar nga oksidimi.

Farat e kungullit: Janë jashtëzakonisht të pasura me zink, një mineral që rrit kujtesën.

Brokoli: Është i pasur me vitaminë C, vitaminë K dhe kolinë. Ndërsa kolina luan rol thelbësor për shëndetin e neurotransmetuesve dhe rrit fuqinë e kujtesës, vitamina K rrit fuqitë njohëse dhe kështu pengon degjenerimin e trurit.

Arrat: Janë të pasura me acide yndyrorë omega-3 dhe omega-6, acid folik, vitaminë E dhe B6. Ato shtyjnë rënien e kujtesës dhe prania e acideve yndyrore siguron qarkullim më të mirë, pra shëndet më të mirë të trurit.

Kakao: Studimet e kryera në lidhje mbi përfitimet e kakaos mbi shëndetin e trurit, sugjerojnë se se ajo ndihmon në parandalimin e problemeve të trurit.

Boronica: Janë të pasura me vitamina dhe antioksidantë që forcojnë trurin. Konsumi i rregullt i këtyre frutave të shëndetshme rrit fuqinë e kujtesës.

Veza: është e pasur me kolinë. Kjo lëndë ushqyese luan një rol të rëndësishëm për një tru të shëndetshëm.

SHKARKO APP