Ushqimet që do t’ju ndihmojnë të hiqni qafe ftohjen e zakonshme
Rënia e lehtë e temperaturave, sjell edhe ftohjet e para. Duke zgjedhur ushqimet e duhura ju lehtë mund të luftoni ftohjen e zakonshme.
Por cilat janë këto ushqime?
Shega
Shega i takon me meritë kategorisë së superushqimeve. Është një frut që ka pak kalori dhe vlera të madhe ushqyese. Ajo që e bën atë të veçantë është përmbajtja e lartë e polifenoleve, të cilat forcojnë mbrojtjen e trupit.
Kivi
A e dini se kivi ka dy herë më shumë vitaminë C sesa një portokall? Ai ju siguron aq shumë vitaminë C, duke mbajtur mbrojtjen e trupit tuaj të fortë. Falë aftësisë së tij për të rritur prodhimin e limfociteve, mund të ndalojë pushtuesit e huaj.
Brokoli
Brokoli detoksifikon trupin në mënyrë natyrale dhe njëkohësisht ndihmon në parandalimin e infeksioneve. Brokoli gjithashtu siguron një aminoacid të quajtur kolinë, i cili siguron funksionimin e qetë të qelizave. Është një burim i shkëlqyer i vitaminës C dhe kalciumit që janë të përfshirë në parandalimin e menjëhershëm të viruseve.
Peshku
Peshku dhe veçanërisht sardelet, ofrojnë omega-3 ideale të nevojshme për ruajtjen e shëndetit të qelizave të trupit. Kosi gjithashtu përfshihet në mburojë për shkak të kalciumit dhe probiotikëve që përmban.
Hudhra
Hudhra është jashtëzakonisht e dobishme, madje edhe në sasi të vogla. Ka aktivitet natyral anti-viral dhe antibakterial falë allicinës që përmban.