Ushqimet që duhet të konsumoni nëse jeni anemikë

Nëse vuani nga anemia, mjekët këshillojnë të konsumoni ushqime të pasura me hekur, si mish, peshk, shpretkë, vezë, perime e fruta .

Përdorimi i frutave të freskëta, të cilat përmbajnë vitamine C,  ndihmon ne absorbimin ose marrjen e hekurit.

Nëse pini kafe, çaj, kakao apo edhe lëngje të tjera, që përmbajnë kafeine, duhet t’i konsumoni dy orë para ose pas ushqimit, sepse vështiresojnë absorbimin e hekurit.

Hurma- Për kurimin e kësaj sëmundjeje në mjekësinë popullore përdoren pothuajse të gjitha pjesët e bimës, frutat, gjethet, degët, rrënjët etj. Në vendet arabe është ushqim kryesor, i cili shuan urinë për shkak të përbërjes së celulozës. Hurmat kanë gjetur përdorim të mirë kundër anemisë.

Karrota-Karota është e pazëvendësueshme për shëndetin e njeriut. Lëngu ditor i karotës në sasi prej 50-150 gr është ilaç efikas te të sëmurët, që vuajnë nga anemia. Karota në periudhë rekord e rregullon pastrimin e gjakut.

Lule radhiqe- -Lule radhiqe është jashtëzakonisht e pasur në kripëra ushqyese, të cilat pastrojnë gjakun dhe shkatërrojnë acidet në gjak.

Gjethe hithre- Një kurë e efektshme është edhe ajo e përgatitur nga 250 gramë gjethe hithre, 10 gramë uthull dhe 10 gramë gjethe delli.

Luleshtrydhja- Është bimë shumëvjeçare me shije të hidhur në të ëmbël. Në fitoterapi përdoren gjethet, rrënja dhe lulet. Gjethet e reja të kësaj bime janë mjaft të pasura me vitaminë C, me kripën natyrore, e cila bën pastrimin e gjakut. Në shumë vende përdoret si sallatë, sidomos për ata që vuajnë nga anemia.

Fiku- Është një frut, që përmban shumë karbohidrate, albuminë, yndyrë. Përdoret i freskët, i tharë dhe i përpunuar në produkte të ndryshme. Rekomandohet të përdoret nga personat e dobësuar, nga anemikët dhe nga ata që ndiejnë shumë të ftohtë, pasi i japin organizmit forcë dhe nxehtësi.

SHKARKO APP