Ushqimet që ju ndihmojnë të digjni kaloritë në dimër…
Dimri mund të bëhet rasti perfekt për të humbur kilet e tepërta, pavarësisht të ftohtit.
Ekzistojnë disa ushqime të veçanta, të përshtatshme për këtë sezonë dhe që janë në gjendje t’ju bëjnë të digjni shumë yndyrë dhe kalori.
Qepët – Një supë anticelulit dhe dobësuese: ajo e qepës është zgjedhja ideale kur jashtë bën ftohtë dhe ju keni nevojë të ndiheni mirë. E pasur me vitanimë (A, C, E, B) dhe minerare (calcium dhe kalium), qepa përmban edhe fitoestrogjen të çuditshëm si dhe substance të ashtuquajtur cinarin.
Xhenxhefili – Thojini “po” xhenxhefilit: në dimër është e rastit që ta përdorni sa më shumë. Para së gjithash sepse ai e ngroh menjëherë organizmin dhe lufton në heshtje kollën dhe dhembjen e fytit.
Por ka edhe më shumë se kaq; xhenxhefili funksionon edhe si superushqim antitumoral dhe ju ndihmon ne djegjen e shumë yndyrave e kalorive. Zakonisht në përgatitjet e ëmbëlsirave në shtëpi, kombinimi më i mirë është gjithmonë xhenxhefili me kanellë. Bëhet fjalë për një miksim, i cili është në gjendje t’ju ndalojë së absorbuari sheqerin.
Çaji jeshil – Një filxhan çaj është gjithmonë një ide e mirë. Nëse është i gjelbër akoma dhe më mirë, sepse ai ndihmon në eliminimin e celulitit, ndërsa shfaq një veprim të spikatur antioksidant. Në dimër është e këndshme të shijoni pije të ngrohta, për më tepër nëse filxhani “djeg kaloritë”. Doza ideale për të marrë përfitimet e duhura nga çaji jeshil është minimum tre filxhanë të mëdhenj në ditë. Nuk duhet ta konsumoni me shumë sheqer.
Çokollata – Çokollata e zezë (me minimum 80% kakao) ju ndihmon që të dobësoheni më shpejt. Kjo është mëritë e antioksidantëve, katekinës dhe kafeinës, të cilat gjenden në këtë ushqim mjaft të mirë e të preferuar. Ajo që e konfirmon ngrenien e disa kubave çokollate të zezë në ditë pa ju shëndoshur, është pikërisht shkenca nëpërmjet studimeve të shumta.
Specat djegës – Si ushqime që djegin kalori e që shihen si mjaft të dobishme në dimër, nuk mund të mungonin specat djegës. Të pranishëm në kuzhinën mesdhetare dhe jo vetëm, specat djegës përmbajnë një substancë shumë të mirë për shëndetin: kapsaicinën. Kjo e fundit sipas kërkimeve të shumta të besueshme, mbron mirëqenien e aparatit kardiovaskular, pra të zemrës, por edhe të trurit. Për sa i përket dietës, shtimi i specave djegës në të ju mundëson djegjen e yndyrave dhe të kalorive të padëshiruara.