Ushqimet që ju ndihmojnë të luftoni depresionin!


Depresioni është një fenomen shqetësues për shumë persona i cili shkaktohet në varësi të gjendjes emocionale që mund të ndodhet secili nga ne.
Nëse ndiheni të pikëlluar, nëse ju lindin mendime të errëta ose nuk jeni të gatshëm për ndonjë gjë, përpiquni për të fituar disponimin tuaj nga disa prej këtyre ushqimeve. Ushqimet që ju ndihmojnë për të qëndruar sa më larg gjendjes depresive janë;

Mjalti

Mjalti është i mirë për shumë gjëra e jo vetëm për disponim të mirë. Në mënyrë të pakrahasueshme është më i mirë se sheqeri. Mjalti përmban kvercetinë dhe kempferol, të cilët ndihmojnë në parandalimin e depresionit dhe ruajtjen e shëndetit të trurit duke zbutur inflamacionin në trup.

Vezët

Vezët përmbajnë shumë vitaminë B, ​​zink, acide yndyrore omega-3, proteina dhe jod. Jo vetëm që do të ndiheni plot energji kur i konsumoni ato, por do të ndiheni të ngopur për një kohë të gjatë. Një studim francez nga viti 2009 rezultoi se ata që kanë ngrënë vezë për mëngjes kanë humbur peshë shumë më tepër se ata që nuk kanë bërë një gjë të tillë dhe kanë qenë në humor të mirë.

Arrat

Arrat janë një nga burimet më të pasura të serotoninës, një kimikat që ju bën të ndiheni të lumtur dhe të qetë. Një studim holandez zbuloi se njerëzit, të cilët kanë ngrënë 30 gramë arra në ditë kanë nivele më të larta të serotoninës në krahasim me ata që nuk i konsumojnë ato.

SHKARKO APP