Ushqimet që luftojnë kancerin

Ne duhet të bëjmë zgjedhje të shëndetshme sa herë që blejmë diçka, kjo për të ndihmuar organizmin. A e dini pse?
“Sipas American Cancer Society” rreth 1.660.290 raste të reja të kancerit pritet të diagnostifikohen gjatë këtij viti, dhe një shifër mjaft e lartë prej 580 000 mijë amerikanësh mendohet se do të vdesin nga kanceri, çka do të thotë pothuajse 1600 njerëz në ditë.
Në SHBA, kanceri është shkaku i dytë më i zakonshëm i vdekjeve, i cili vjen pas sëmundjeve të zemrës.
Mjekët këshillojnë të marrim në dorë përgjegjësinë mbi trupin tonë dhe të bëjmë pjesë të dietave ushqimet që luftojnë kancerin. Më poshtë do të ju sjellim një listë me këto ushqime.
Gjëja e parë që duhet të bëni është të hiqni të gjitha ushqimet e dëmshme që mund të jenë pjesë e dietës tuaj. Në vend të tyre ju duhet të bëni pjesë të regjimit tuaj ushqimor, produkte që rrisin sistemin e mbrojtjes së trupit.
Kanceri, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti, kanë një emërues të përbashkët: angiogjenezën e gabuar. Angiogjeneza është termi për procesin që trupi ynë përdor për të rritur enët e gjakut të tij.
Ushqimet që luftojnë kancerin përmbajnë substanca natyrore dhe ndërpresin furnizimin me gjak të qelizave kancerogjene. Duke mos u furnizuar me gjak, qelizat e kancerit nuk mund të rriten dhe zhvillohen. Duke konsumuar ushqimet e duhura, ne mbajmë larg sëmundjet kancerogjene. Peshku, domatet, portokalli, kungulli, hudhra, çaji jeshil, vaji i ullirit dhe bananet janë disa nga produktet, të cilat luftojnë qelizat kancerogjene.

Burimi: STEPIn2/ Sidorela Lepri

SHKARKO APP