Ushqimet që reduktojnë celulitin

Pothuajse çdo grua ka celulit megjithëse jo në të njëjtën fazë. Edhe pse është shumë e vështirë ta zhdukësh 100 për qind, ndryshimet në stilin e jetës, që përfshin ushqimin e shëndetshëm, mund të ndihmojë për ta bërë më pak të dukshëm.

Celuliti krijohet kur qelizat dhjamore ngjishen pas indit lidhor të lëkurës, duke krijuar një sipërfaqe si të djathit me hoje që i tremb të gjithë. Ai është i përhapur te gratë dhe mund të jetë më i dukshëm te gratë me ngjyrë lëkure më të hapur. Faktorë të ndryshëm ndikojnë te celuliti. Për shembull nëse mamaja ose gjyshja ka pasur, edhe ti ka shumë shanse të kesh. Faktorë të tjerë janë ndryshimet hormonale ose ushqimi i keq. Përveç kujdesit për ushqimet duhet edhe të bësh ushtrime. Gjithashtu mund të përdorësh skrab natyral për të ndihmuar qarkullimin në qelizat e lëkurës dhe për të ndihmuar rigjenerimin e saj.

Salmon i egër

Acidet Omega-3 ndihmojnë për të riparuar dhe forcuar indin e lëkurës për një pamje më të mirë.

Specat djegës ose  të kuq

Këto lloj specash janë të pasura me vitamina B6 që forcojnë indin lidhor, gjithashtu ofrojnë kapsaicin, një substancë që rrit metabolizmin tri orë pasi e ke konsumuar.

Qull tërshëre

Në grupin e ushqimeve që reduktojnë celulitin, ky është i pari sepse ofron fibra të tretshme që ndihmojnë për të nxjerrë jashtë toksinat që kontribuojnë në formimin e celulitit. Nise ditën me një pjatë me qull tërshëre.

Hummus

Ky ushqim e rrit shumë pak insulinën, që mund të parandalojë krijimin e qelizave dhjamore që bëhen celulit.

Uji

Një organizëm i pahidratuar nuk mund të nxjerrë jashtë toksinat. Rrit sasinë ditore të ujit dhe kombinoje me portokall, kastravec etj.

Frutat e pyllit

Frutat e errëta të pyllit, si boronoicat apo mjedrat përmbajnë antioksidantë që ndihmojnë shpërbërjen e yndyrës. Mund t’i shtosh edhe në sallatë.

Uthull molle

Ky lëng i artë ofron kalium dhe magnez, që ndihmojnë në nxjerrjen e toksinave. Shtoje kudo.

Çaji jeshil

Ai përmban një përbërës që mund të ndihmojë në zhdukjen e qelizave dhjamore. Në verë mund ta shtoni në smoothie.

Vaji i ullirit

Yndyrat e ngopura që përmban ky vaj ndihmojnë funksionimin e shëndetshëm të tiroideve, duke i ruajtur energjitë e metabolizmit për djegien e shëndetshme të yndyrnave. Duhet ta shtosh në çdo lloj sallate, ose me barishte dhe erëza të thara për të krijuar salca.

Çokollatë e zezë

Është plot me antioksidantë që përmirësojnë funksionin e qelizave, përfshirë dhe qelizat e lëkurës. Çokollata e zezë me fruta të thata është një ushqim perfekt për lëkurë të shëndetshme.

Farat e lulediellit

Vitamina B6 në këtë fara mbështet proteinat që riparojnë indin lidhës. Farat janë gjithashtu diuretike, që ndihmojnë për të eliminuar fryrjen që e bën celulitin më të dukshëm. Është një snack i shëndetshëm që e kemi konsumuar pa e ditur për efektin.

 

SHKARKO APP