Ushqimet që rrisin dhe ulin dëshirën seksuale

Disa ushqime njihen për ndikimin që kanë në rritjen apo uljen e dëshirës seksuale. Një listë e ushqimeve që duhet të shtoni në tavolinë dhe atyre që duhet të shmangni nëse doni një jetë seksuale të këndshme:

Patatet e skuqura

Duhet t’u thoni jo. Për shkak të yndyrave ato nuk e ndihmojnë zemrën në qarkullimin e gjakut, gjë që ka ndikim direkt në performancën seksuale. Nëse nuk mund të rrini pa i ngrënë, atëherë gatuajini me vajra vegjetale (p.sh. vaj ulliri ekstra të virgjër) në një nxehtësi që nuk i kalon 180 gradë. Dhe natyrisht se nuk duhet tepruar në sasi, pasi pasojat janë tejet të dëmshme për shëndetin në përgjithësi.

Shalqiri

Përveçse një nga frutat me ngjyrat më të bukura dhe shijen e mirë, shalqiri është burim i lëndëve si likopen, karotenoid dhe citulinë (një aminoacid që lufton impotencën). Këta tre elementë favorizojnë qarkullimin e rregullt të gjakut dhe stimulojnë sistemin imunitar. Prandaj shfrytëzojeni bollëkun e shalqirit këtyre ditëve dhe konsumojeni çdo ditë.

Avokado

Ka shumë vlera ushqyese dhe përmban antioksidues, potasium, vitaminë B6 dhe acide yndyrore. Ndikon pozitivisht në presionin dhe qarkullimin e gjakut, duke luftuar problemet e ereksionit. Por duhet ditur mirë që ta përgatisni, në mënyrë që mos t’i humbnin vlerat ushqyese.

Mishi i kuq

Nuk duhet tepruar me konsumin e tij. Edhe pse i pasur me proteina dhe zink, mishi përmban edhe yndyra të ngopura dhe kolesterol, të dyja armike të zemrës dhe të seksit. Mishi i kuq është jashtëzakonisht i dëmshëm nëse e piqni në skarë, shkruan gazeta Zeri.

Dredhëzat

Kombinimi i dredhëzave me shampanjën (kujdes me alkoolin) nuk është thjesht një rastësi. Dredhëzat janë shumë të mira për qarkullimin e gjakut dhe prodhimin e hormoneve, falë antioksiduesve dhe vitaminës C që kanë në përbërje.

Farat e susamit

Përmbajnë zink (i cili gjendet edhe te midhjet), që nxit prodhimin e testosteronit te meshkujt. Buka integrale ose drithërat e kombinuara me fara susami ndikojnë pozitivisht në jetën seksuale.

Alkooli

Edhe nëse një gotë mund t’ju bëjë më të lirshëm, kujdes me sasinë. Më shumë se një gotë më shumë sesa ndihmon e dëmton performancën seksuale.

Patate të ëmbla

Kanë në përbërje të tyre kalium, njësoj si bananet. Kaliumi rregullon presionin e gjakut dhe ndihmon performancën në shtrat.

Bajamet

Janë një minierë e vërtetë vitaminash dhe mineralesh si seleni, zinku, vitamina E dhe acidet yndyrore që nxisin prodhimin e hormoneve, qarkullimin e gjakut dhe luftojnë infertilitetin.

SHKARKO APP