Ushqimet që të shëndoshin para gjumit
Pak orë përpara se të vijë koha për t’u shtrirë ndonjëherë vjen një uri e lehtë dhe ne gabojmë në zgjedhjen e ushqimeve të përshtatshme. Është e domosdoshme që të shmangen disa ushqime të cilat jo vetëm shëndoshin, por edhe pengojnë gjumin.
Lista
1. Kremi i ëmbël i cili duhet të shmanget edhe gjatë ditës por sidomos në darkë pasi akumulohet në shtresa dhjamore.
3. Torroncini, ëmbëlsirë me fruta të thata.
4. Akullore pasi ka shumë sheqer.
5. Patetina pasi kanë shumë kalori pa asnjë përfitim për shëndetin, preferohet më mirë një karrotë.
6. Mish i kuq pasi tretet me vështirësi, më mirë hani një vezë të zier.
7. Bukë e cila është më mirë që të konsumohet gjatë ditës.
8. Picë e cila përveç kalorive të tepërta, acidi i salcës së domates mund të dëmtojë stomakun gjatë natës.
9. Çokollatë pasi parandalon gjumin dhe rrit rrahjen e shpejtë të zemrës.
10. Ushimet me bazë kafeje si karamel, akullore ose pije me aromë kafeje.
11. Makarona.
12. Ëmbëlsira ose briosh, preferohet më mirë kos ose biskota integrale.
13. Selino dhe të tjera diuretike pasi shtojnë nevojën për të dalë në banjo.
14. Shumë fruta në një pjatë, preferohet një frut i vetëm.