Ushqimi e duhura për një humor të mirë

Ushqimi është mënyra më e mirë për të pasur një organizëm të shëndetshëm, gjithashtu ushqimi ka një rol të rëndësishëm dhe në përmirësimin e homurit. Ka disa produkte ushqimore të cilat ndikojnë për një humor më të mirë të gjithsecilit. Ushqimet që ju duhet për të pasur një humor të mirë janë:
Çokollata e zezë, e cila përmban një sërë elementesh që stimulojnë trurin të funksionojë më mirë dhe stimulon ndjesinë e lumturisë. Natyrisht nuk duhet abuzuar, ndaj dietologët rekomandojnë ngrënien e deri pesë kuadratave nga kjo çokollatë.
Salmoni, përmban Omega-3, element që përmirëson gjendjen shpirtërore dhe lufton depresionin. Gjithashtu përmban vitaminë B12, e cila stimulon prodhimin e serotoninës, e cila stimulon ndjesinë e harmonisë. 
Veza, dhe pse shpesh e kemi cilësuar si jo të shëndetshme por kjo për faktin se si ne e gatuajmë atë, ato përmbajnë acid folik, vitaminat A, D, E, B1, B12, hekur, fosfor, potas dhe magnez. Që të gjithë elementë që stimulojnë përmirësimin e humorit. 
Mjalti përmban flavonoidë që ndihmojnë për të mbajtur larg depresionin.
Farat e kungullit, janë të pasura me fosfor, zink, magnez dhe elementë që ndihmojnë për të mposhtur dhimbjen e kokës, pagjumësinë, nervozizmin dhe lodhjen. 
Arra e kokosit, është një produkt me shumë kalori ndaj nuk duhet tepruar, por ngrënia një sasi të moderuar ndihmon për të luftuar stresin dhe depresionin në falë të përmbajtjes së mineraleve dhe oligoelementëve.
Fruta ekzotike, si papaja, kivi etj., përmbajnë më shumë vitaminë C se portokalli dhe ndihmojnë për të luftuar stresin. 
Fruta pylli, luleshtrydhet, manaferrat, boronicat etj., përmbajnë shumë vitaminë C dhe luftojnë gjendjen e ankthit. 
Çajrat kanë një rol tjetër të shëndetshëm në humorin tonë, më të këshilluarit për qetësimin e sistemit nervor ai i sherebelës.
Sallata jeshile, spinaqi etj., përmbajnë sasi të madhe magnezi i cili mposht ankthin, stresin, fobitë dhe depresionin.

SHKARKO APP