Ushqimi i festave, ja dieta më e mirë për detox
Kryesisht pas festave organizmi mbingarkohet nga toksina të tepërta për shkak të konsumimit të lartë të ushqimit apo pijeve të ndryshme alkoolike apo me ngjyrues. Trupi në disa raste nuk është në gjendje të kryejë djegien e tyre, e në këto raste duhet që të përdorur detox-i. Dietologia e klinikës Dr. Anila Kalleshi renditi disa prej shenjave dhe simptomave që shfaqen kur trupi ka nevojë për detox.
”Shumë shpesh ne ndjehemi të këputur, ndiehemi të lodhur, dremisim, na vjen gjumë shumë shpejt. Apneja është një ndër, një tregues le të themi, që kemi goxha toksina në organizëm. Persona të cilët nuk arrijnë të djersitin, janë ato persona të cilët ndoshta janë të mbytur nga toksinat, por në një farë mënyre ndoshta pirja e duhanit, konsumimi alkoolit, mund të kenë bërë që këta persona të krijojnë një rezistencë dhe mos të arrinë të nxjerrin toksinat përjashta nëpërmjet lëkurës. Këputje, lodhje, dremitje, të gjitha këto janë le të themi simptomat që organizmi ynë ka nevojë për detoks, por gjithashtu një lëkurë jo shumë e shëndetshme, psoriaza, aknet, pruritet e ndryshme, skuqjet, të gjitha këto mund të jenë arsye e një akumulimi toksinash në organizëm”,-tha dietologia.
Dieta detox nuk shërben vetëm si pastrues i toksinave apo për dobësim, por edhe si një furnizues energjish mjaft i mirë për organizmin. Trupi furnizohet me vitamina të ndryshme dhe minerale, pësohet një hidratim mjaft i mirë nga konsumi i lëngjeve dhe nxitet pastrimi i gjakut si dhe oksigjenimin e enëve të gjakut. Dietologia Dr. Anila Kalleshi, e ftuar në emisionin “Diagnozë” renditi disa përfitime të vlefshme të dietës detox për shmangien e stresit dhe ushqyerjen e trurit me energji të reja.
”Amvisat gatuajnë sikur do të ishte një festë e stërzgjatur dhe gjejnë tenxherën më të madhe, gjejnë tepsinë më të madhe, gjejnë pjatat më të mëdha për t’i mbushur e rimbushur, frigoriferi mbushet plotë, kjo na kthehet ndoshta në një diçka jo shumë të shëndetshme, sepse ne duhet të ngrohim, të ftohim, t’i nxjerrim të ringrohen ushqimet që kanë ngelur, pra le të themi, riciklimi ushqimit është një tjetër proces i cili përveç atyre kalorive që kemi marrë gjatë festave të fundvitit dhe riciklimi bën punën e vetë, pra është një ushqim jo i shëndetshëm le të themi, sepse është ngrohur dhe stërngrohur, mund të jetë burim i salmonelës, mishrat e ndryshëm që ngrohen dhe ftohen dhe të gjitha këto sjellin pasojë ndoshta në organizëm, ndaj detox-i do të ishte shumë i mirë duke filluar nga data dy deri në datën pesë do të ishte ideal”.
Gjatë festave në familjet shqiptare gatuhet shpesh ushqim i bollshëm dhe në sasi. Qëndrimi i këtij ushqimi pas festave në temperatura të ndryshme, mund të shkaktojë prishje të tij dhe shfaqjen e shenjave të helmimit. Ndaj rekomandohet që amvisat të gatuajnë në sasi që mund të konsumohet shpejt. E ftuar në studion e emisionit “Diagnozë”, Dr. Anila Kalleshi, dietologe klinike, renditi rreziqet që mund të na prekin nga kontaminimi i ushqimit gjatë festave.
”Duke marrë ushqime të bazuara në fruta dhe perime, natyrisht i marrim një sasi të konsideruar të magnezit dhe të vitaminave B12. Këto ndihmojnë mjaft mirë në neurotransmetuesit, por gjithashtu në dopaminën dhe në le të themi hormone të cilat ndikojnë mjaft mirë në shmangien e stresit dhe në rritjen e një performance të mirë mendore. Dieta detox ndikojnë mjaft mire në pastrimin e gjakut duke marrë vitaminat e duhura mineralet e duhura, por gjithashtu dhe në pasjen në oksigjen të enëve tona të gjakut. Në këtë mënyrë, kjo përsëri ndikon mjaft mirë në gjendjen tonë mendore. Një tjetër element shumë i mirë është edhe hidratimi. Pjesa më e madhe e dietave detoks, njerëzit të cilët janë të mbytur nga toksinat, janë njerëz të cilët nuk është se konsumojnë shumë ujë, dhe marrja e një sasie të konsiderueshme lëngjesh, por gjithashtu dhe të ujit, ndikojnë përsëri mjaft mire në dhënien energji të organizmit, por gjithashtu edhe të trurit tonë”,-tha dietologia. /A2ccn/