Ushqimi i kontaminuar sëmur 600 milionë njerëz çdo vit

 

Rreth 600 milionë njerëz sëmuren çdo vit si rezultat i ushqimit të kontaminuar ndërsa rreth 420 mijë vdesin, ka bërë të ditur sot Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Sipas kësaj organizate, fëmijët e vegjël përbëjnë gati një të tretën e këtyre vdekjeve.

Në vlerësimin e parë të bërë në lidhje me ushqimin e kontaminuar, OBSH-ja gjeti se gati një në dhjetë persona globalisht sëmuren si rezultat i ushqimit të kontaminuar.

Kazuaki Miyagishima, udhëheqës i divizionit për siguri të ushqimit në OBSH, gjatë një konference në Gjenevë, ka bërë thirrje që të moblizohen njerëzit dhe të kenë njohuri në lidhje me dëmet nga ushqimi i kontaminuar

Raporti i cili është i bazuar në të dhënat deri në 2010-ten, identifikon 31 shkaktarë të ndryshëm që e ndotin ushqimin me çka ka ndikuar që miliona njerëz të sëmuren me me sëmundje të rënda siç është edhe kanceri. 

SHKARKO APP