Ushqimi që iu lumturon më shumë? E zbulon sondazhi

Pica rimon me lumturinë. Një sondazh i realizuar në Itali me rastin e Ditës botërore të Lumturisë ka dalë në përfundimin se ajo është pikërisht ushqimi që dhuron më shumë kënaqësi. Momentet e vogla, të cilat na bëjnë të ndihemi mirë janë shumë. Të blesh diçka të re, të dëgjosh muzikë e të kërcesh, të gjitha këto të ngrenë humorin. Nuk mbetet pas as ushqimi. Në fakt, të hash ushqimin e preferuar, të shijosh çdo kafshatë të tij konsiderohet si një ndër gjërat më të kënaqshme për një person.

Ushqimi i zemrës, sipas anketimit që përfshinin edhe recetat që sjellin më shumë buzëqeshje, rezulton të jetë pica, teksa mes grave, më e preferuara duhet të jetë Margheritta. Medaljen e argjendtë në sondazh e marrin makaronat dhe atë të bronztë ushqimet e zgarës.

Sipas të njëjtit anketim, maksimumin e kënaqësisë gjatë të ngrënit e përbën ulja në tryezë me partnerin. Në vend të dytë vjen të ngrënit me prindërit dhe në të tretin, ai me shokët. Por, është edhe një 10 përqindësh i të intervistuarve që preferon ngrënien me gjyshërit. E gjitha kjo nuk do të thotë gjë tjetër, përveçse që ushqimi të bën edhe më të lumtur kur e ndan me njerëzit që do.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?