Ushqimi që ju shkakton varësi

Djathi përmban një substancë kimike që ndodhet edhe në drogat adiktive, kanë zbuluar shkencëtarët. Ekipi që ka bërë këtë studim, po ashtu ka shpjeguar se pse disa ushqime të caktuara shkaktojnë më shumë varësi se të tjerat.

Duke përdorur skemat e Universitetit Yale për Shkallën e Varësisë, të dizajnuara për të matur varësinë e një individi ndaj ushqimeve, është zbuluar se djathi ka aftësinë të shkaktojë varësi për shkak se përmban kazeinë apo proteina qumështore.

Autorët e studimit kanë gjetur se ushqimet e përpunuara lidheshin me sjellje adiktive, pasi ushqimet e yndyrshme është më e vështirë të rrallohen pasi keni filluar t’i konsumoni.

SHKARKO APP