Ushqyesit për një lëkurë të shëndetshme
Lëkura është mjaft e rëndësishme jo vetëm në aspektin estetik por edhe atë shëndetësor. Mënyra jonë e të ushqyerit dhe produktet që konsumojmë luajnë një rol shumë të rëndësishëm në lëkurën tonë. Prandaj duhet të zgjedhim me kujdes çdo product që konsumojmë. Më poshtë do të ju listojmë 9 ushqyesit më të mirë të lëkurës.
Pothuajse të gjithë këta ushqyes përmbajnë antioxidantë (antioksidanti është një emër përmbledhës për elementët që janë të aftë të luftojnë radikalet e lira). Radikalet e lira vetë përfaqësojnë molekula speciale të afta për të shkatërruar molekulat dhe qelizat e trupit. Ju ngelet vetëm t’i memorizoni që herës tjetër kur të shkoni në treg të blini dhe për lëkurën tuaj
Vitamina A
Vitamina A ndihmon për një pamje të mirë të lëkurës dhe lufton toksinat e dëmshme të saj. Gjithashu është shumë e mirë për njerëzit që kanë lëkurë të thatë. Ajo gjendet te qepa, bizelja, kajsia, spinaqi, lakra, karrota, kungulli, kumbulla dhe patatet e ëmbla.
Vitamina C
Vitamina C ndihmon lëkurën si në sipërfaqe dhe në brendësi. Përmban antioksidantë që mbrojnë lëkurën nga radikalet e lira duke nxitur prodhimin e kolagjenit. Vitamina C gjendet në agrume, te speci i kuq, lakra e Brukselit, boronica, manaferra, kivi, portokalli, limoni, brokoli dhe patatja.
Vitamina E
Kjo vitaminë është e njohur që lufton efektet e dëmshme të ekspozimit UV dhe siguron mbrojtje antioksidante. Ekspertët tregojnë se përdorimi i 400 mg vitamine E në ditë, trajton lëkurën e dëmtuar dhe të rrudhosur. Gjendet pothuajse tek të gjitha frutat dhe perimet.
Vitamina K
Vitamina K është e cilësuar si një përbërës, i cili ndihmon efektivisht eleminimin e rrathëve të syrit. Ushqimet ku gjendet kjo vitaminë janë, qepët e njoma, kumbullat e thata, brokoli, lakra, kastraveci, shpargu, specat e kuqe etj.
Likopen
Likopon është një antioksidant. Një dietë e pasur me likopene i jep lëkurës një mbrojtje ndaj rrezeve të dëmshme të diellit. Likopenet mund të gjenden te bostani, portokalli i kuq, domatet dhe papaja.
Astaxanthin
Astaxanthin është një përbërës ngjyrë rozë që gjendet te karkalecat, salmoni, karavidhe, krilli etj. Përdorimi për një kohë të gjatë të këtyre produkteve ujore ndikon dukshëm ë shkëlqimin e lëkurës, duke reduktuar thatësinë, rrudhat dhe pikat e moshës.
Omega 3
Omega 3 janë një aleat i rëndësishëm për të reduktuar inflamacionin dhe kanë një rol të rëndëishëm për t’i dhënë ndriccim fytyrës. Omega 3 gjendet në ushqime të tilla si peshku yndyror (salmoni), arrat dhe farat e lirit, bajamet, lajthitë etj.
Acidi AlfaLipoik
Është një antioksidant i fuqishëm pasi është një nga dy ushqyesit e tretshëm në ujë dhe yndyrë. Ky acid mbron lëkurën tuaj në brendësi dhe sipërfaqe nga problemet që shkaktojnë radikalet e lira. Gjendet në brokoli, mëlcci, patate, spinaq etj.
Acidi HyaluronikAcidi Hyaluronik shquhet për hidratimin e lëkurës. Vepron në mënyrë efektive duke i mbajtur qelizat e ndara. Acidin Hyaluronik e përmbajnë ushqime si peshku, veza, qumështi, kosi dhe fasulja.