Vaji i avokados apo i ullirit? Ja cili është më i shëndetshëm për t’u përdorur

Vaji i avokados dhe vaji i ullirit janë të dy të lehtë dhe plot vlera ushqyese, por cili është më i shëndetshëm? Ka disa dallime të mëdha, veçanërisht kur bëhet fjalë për zgjedhjen se si dhe kur duhet të gatuani me vaj avokadoje dhe kur me vaj ulliri.

Përmbajtja e yndyrës

Nga pikëpamja ushqimore, vaji i avokados dhe vaji i ullirit janë shumë të ngjashëm. Kur bëhet fjalë për kaloritë dhe përmbajtjen e yndyrës për racion, ato janë pothuajse të njëjta gjë.

Lëndët e tjera ushqyese

Përveç yndyrave të shëndetshme, vaji i avokados dhe vaji i ullirit kanë një mori lëndësh ushqyese të tjera. Ato përmbajnë kombinime të vitaminave, anti-oksidantëve dhe përbërës të tjerë bimorë. Të dy kanë anti-oksidantë shumë të fuqishëm, por vaji i ullirit ka vlera pak më të larta.

Shija

Vaji i avokados ka shije të butë, në dallim nga ai i ullirit. Por, në varësi të shumëllojshmërisë së ullinjve të përdorur, vaji juaj i ullirit mund të ketë një aromë të veçantë të ëmbël dhe pak të athët.

Cilin vaj duhet të përdorni më shumë?

Si vaji i avokados, ashtu edhe vaji i ullirit janë vajra me bazë bimore që me një përzierje të mirë të yndyrave të shëndetshme, vitaminave dhe anti-oksidantëve. Për shkak se ka një shije më të butë, vaji i avokados është më i mirë për gatim me shumë nxehtësi. Mund të piqni lehtësisht perime, të skuqni mishin në tigan etj. Vaji i ullirit ka shije më të lehtë, ndaj përdoreni për gatime me pjekje e skuqje. Këshillohet ta përdorni në gatime me pak nxehtësi, për zierje të ndryshme, sallata etj.

SHKARKO APP