Vaji i farës së zezë, zgjidhja e përsosur për shëndetin dhe bukurinë!

 

Rënie në peshë, lëkurë dhe flokë të shëndetshëm, profilaksi dhe trajtime mjekësore për shumë sëmundje. Vaji i farës së zezë (Nigela Sativa) ka një përdorim të gjerë, rreth 2500-vjeçar dhe gjurmët e përdorimit të tij janë gjetur në qytetërimet e lashta greke dhe egjiptiane. Sot, vaji i farës së zezë konsiderohet si një ilaç universal dhe i jashtëzakonshëm për mirëqenien. Vaji i farës së zezë ka efekte të mrekullueshme, sidomos ndaj sëmundjeve që burojnë nga rënia e sistemit imunitar. Sipas mjekësisë moderne, ky lloj vaji ka veti kuruese edhe për sëmundje të tilla si AIDS-i apo sëmundjet tumorale. Kërkimet kanë vërtetuar se ndikimi dhe dobia e vajit të farës së zezë në forcimin e sistemit imunitar dhe trajtimin e shumë sëmundjeve shtohen kur merret bashkë me vajra të tjera, si vaji i ullirit, vaji i lule diellit, vaji i karotës, vaji i farës së kungullit, vaji i hudhrës, vaji i kamomilit e të tjera. Efektet janë shumë të mira kryesisht kur përdoret edhe mjalti, ndikon në procesin e rritjes. Me gjithë këto veti të mira kuruese që përmban fara e zezë, është e vështirë të lihet jashtë vëmendjes. Vitet e fundit, në Evropë dhe SHBA, ka pasur kërkesë të lartë për këtë farë. Në farmacitë gjermane, fara e zezë tashmë gjendet në formën e saj origjinale si farë, vaj ose tabletë.
 

SHKARKO APP