Vaji i peshkut, efektet e panjohura në organizëm kur e teproni me dozat

Vaji i peshkut është një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore omega-3.

Ato ndihmojnë në uljen e triglicerideve, eliminimin e inflamacionit dhe zbutjen e simptomave të reumatizmës.

Megjithatë, këto vlera nuk duhet t’ju shtyjnë ta teproni me vajin e peshkut.

Studimet, sugjerojnë se konsumi i tepërt i acideve yndyrore mund të rrisë nivelin e sheqerit në gjak tek diabetikët.

Kjo ndodh sepse dozat e mëdha të acideve yndyrore stimulojnë prodhimin e glukozës.

Ajo nxit rritjen e nivelin e sheqerit në gjak për një periudhë afatgjatë.

Gjakderdhja

Ekspertët thonë se marrja e dozave të mëdha të vajit të peshkut pengon mpiksjen e gjakut.

Një gjë e tillë besohet të rrisë rrezikun e gjakderdhjes dhe njeriu të ketë më shumë gjakderdhje nga hunda apo mishrat e dhëmbëve.

Tensioni i ulët i gjakut

Acidet yndyrore omega-3 ulin tensionin e gjakut.

Ndaj njerëzit që marrin medikamente për uljen e tensionit duhet të frenohen nga dëshira për ta tepruar me vajin e peshkut.

Urthi

Dozat e moderuara të vajit të peshkut mund të zbusin simptomat e urthit, por dozat e larta kanë efekt të kundërt.

Tek disa njerëz, ato shkaktojnë të përziera, probleme me tretjen dhe urth.

Pagjumësia

Dozat e moderuara të vajit të peshkut mund të përmirësojnë cilësinë e gjumit.

Por nëse ju e teproni me vajin e peshkut atëherë me gjasë do të vuani nga pagjumësia

SHKARKO APP