Vaji i peshkut redukton shtresat dhjamore!
Peshku është një pjesë tepër e rëndësishme e një dietë të shëndetshme për shkak të përmbajtjes së lartë të yndyrnave të shëndetshme si omega 3 acide yndyrore, të cilat kanë përfitime të mëdha shëndetësore dhe ndihmojnë konkretisht në shëndetin e zemrës.
Studimi më i ri i kryer nga Universiteti i Kiotos tregon se vaji i peshkut ndihmon për të djegur dhjamin e depozituar në pjesë të ndryshme të trupit. Po ashtu, vaji i peshkut përshpejton këtë proces.
Ekipi hulumtues shpjegon se vaji i peshkut aktivizon receptorët në procesin e tretjes, sistemit nervor simpatik, dhe nxit qelizat e magazinimit për të djegur yndyrë. Kështu që këshillohet për të gjithë personat që duan të humbasin peshë në mënyrë të shëndetshme, të bëjnë pjesë të dietave të tyre vajin e peshkut.
Burimi: STEPin2
S.L