Vaji i ullirit kuron mëlçinë
Vaji i ullirit ndryshe njihet dhe si "mbreti" i dietës mesdhetare dhe një rol të veccantë ka te të gjithë personat që vuajnë nga diabeti. Vaji i ullirit, mund të ndihmojë edhe në kurimin e mëlçisë, e cila nis të shkatërrohet dhe të mos funksionojë siç duhet tek të sëmurët me diabet.
Falë acideve yndyrore me të cilat është i pasur, vaji i ullirit ndihmon në reduktimin deri në 1/3 e masës së yndyrës që grumbullohet përgjithësisht në mëlçi. Ky është një problem që prek rreth 80% të pacientëve që vuajnë nga diabeti tipit 2.
Përfundimi vjen në sajë të një studimi të gjatë të bërë nga kërkuesit e Universitetit Federico II në Napoli të Italisë, i publikuar më pas në "Yahoo Benessere".