Vaji i ullirit mbron organizmin dhe lufton kancerin
Ndjekja e një diete mesdhetare është këshilluar shpesh për të patur një shëndet të mirë, por cili është përbërësi kryesor që e bën atë të shëndetshme?
Studiuesit thonë se është vaji i ullirit ai që na bën më të shëndetshëm. Sipas tyre është një përbërës i vajit të ullirit i cili jo vetëm na bën më të shëndetshëm, por mund të luftojë edhe kancerin.
Vaji i ullirit është përbërësi kryesor i dietës mesdhetare, është bërë shpesh pjesë e studimeve të ndryshme për cilësitë pozitive mbi organizmin. Sot kemi një motiv më shumë për të mos e ndarë nga tavolina: një përbërës i tij i quajtur oleocanthale na mbron kundër demencës dhe Alzhaimerit.
Me këtë studim arrihet në përfundimin se vaji i pastër i ullirit ndihmon në parandalimin e pothuajse pjesës më të madhe të sëmundjeve të organizmit.
Ai konsiderohet si një ushqim i tretshëm dhe i pranueshëm nga stomaku, që luan rol të rëndësishëm mbrojtës edhe te personat që vuajnë nga ulcera dhe gastriti.
Vaji i ullirit aktivizon hormonet e pankreasit në mënyrë shumë herë më natyrale se sa ilaçet. Po ashtu, dietologët dhe mjekët këshillojnë që, nëse dëshironi të keni një jetë të gjatë dhe të shëndetshme, ky produkt fisnik i dalë nga ulliri duhet të jetë i pandashëm nga tavolinat tuaja.
Që në lashtësi, popujt rreth brigjeve të mesdheut, e kanë përdorur vajin e ullirit si balsam për zbutjen dhe rritjen e lagështisë së lëkurës së thatë, për shkëlqimin e flokëve, për masazh të muskujve, mbylljen e plagëve, parandalimin e rrudhave dhe për kurimin e pagjumësisë.
Për më tepër, ky “ilaç” është i njohur për ndihmën që i jep zhvillimit të trurit dhe kockave si te fëmijët, ashtu edhe te të rriturit, duke ruajtur metabolizmin e tyre gjatë humbjes së kalciumit.