Vajza me autizëm flet pas tre vitesh

Për tre vite rresht, ajo nuk kishte folur asnjë fjalë dhe kishte komunikuar vetëm nëpërmjet fotografive. Coco Bradford është diagnostifikuar me autizëm, por deri në moshën 2 vjeç ajo kishte nisur të fliste. Më pas, ajo nuk ka folur asnjëherë më. Por gjatë kësaj jave, mesa duket heshtjes së saj i ka ardhur fundi. Vogëlushja 5 vjeçare ka folur dhe i ka kërkuar prindërve më shumë bukë për të ngrënë.
Nëna dhe kujdestari i saj me kohë të plotë, Rachel, 48 vjeç thanë: “Ishte një moment me të vërtetë magjik, kjo ishte gjëja e parë që ajo ka thënë në tre vjet.
Fjalët e saj ishin konkretisht: Unë dua më shumë bukë të thekur, të lutem! Nëna tregon se vogëlushja dukej shumë e kënaqur duke u hedhur sa lart e poshtë, dhe njëkohësisht duke vazhduar të thoshte: Dua akoma bukë të thekur!
“Unë nuk jam shumë e befasuar nga fjalët e para të vogëlushes sime. Ajo e do shumë bukën e thekur dhe për një kohë të gjatë e ka ngrënë atë. Ashtu si shumica e fëmijëve me autizëm, edhe Coco ka një dietë shumë të kufizuar.”, ka treguar për Daily Mail, mamaja e vogëlushes 5 vjeçare.

Sidorela Lepri

SHKARKO APP