Vaksina kundër kancerit, zbulohet se kur mund ta kemi

Shkencëtarët po punojnë për një vaksinë kundër kancerit, e cila mund të jetë gati për pacientët para vitit 2030. Kështu tha themeluesi i BioNTech, Ugur Sahin, në një intervistë për BBC, bazuar në të njëjtën teknologji të ARN-së (mRNA) që u përdor për të krijuar vaksinat e anti-covid.

Ata thanë se zhvillimi dhe suksesi i vaksinës Pfizer/BioNTech kundër Covid-19, e cila u përhap gjerësisht në pandemi, ka ndihmuar në punën e tyre për të gjetur një kurë për kancerin.

“Si shkencëtarë ne hezitojmë të pretendojmë se kemi një kurë për kancerin” tha bashkëshortja e tij Özlem Türeci, por Ugur Sahin ishte optimist: “Ne mund të kemi një vaksinë para vitit 2030”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?