Vapa, mjekët këshilla si të ruhemi nga pasojat

Ekspozimi për një kohë të gjatë në diell, konsumi i ushqimeve jashtë, shpesh herë bëhen shkak për problematika të tilla si dehidratim i të vegjëlve apo diarre e të vjella. Mjekët këshillojnë kujdesin me higjienën e sidomos më ushqimin.

“Në periudhën e verës problematikë shumë e rëndësishme është diarreja dhe të vjellat. Prandaj ne i porosisim gjithnjë prindërit të kenë kujdes me higjienën, me përgatitjen e ushqimeve me ruajtjen e ushqimeve në temperatura ideale”, shprehet pediatrja Irena Palloshi.

Luhatja e temperaturave ditët e fundit ka sjellë edhe raste të fëmijëve me bronkopneumoni, sidomos tek moshat më të mëdha 6-12 vjeç. Probleme gjithashtu mbeten virozat ngjitëse për të cilët mjekët këshillojnë të mos ekspozojnë fëmijët e sëmurë me fëmijë të tjerë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?