Varësia nga duhani, studimi: Dëm bën edhe një cigare e vetme

Ulja e numrit të cigareve nuk ndihmon shumë në reduktimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës. Në mënyrë që strategjia të ketë efekt, duhani duhet lënë krejtësisht.

Një studim i publikuar nga e përjavshmja mjekësore britanike “BMJ” tregon se, edhe te njerëzit që nuk kanë tymosur më shumë sesa një cigare në ditë, mundësia e problemeve kardiake është në nivelin 50% dhe 30% më e lartë sesa tek ata që nuk e kanë pirë duhanin.

Me pak fjalë, për grupin e ekspertëve hartues të këtij studimi nuk ekziston një i ashtuquajtur “nivel i sigurtë” i duhanpirjes. Sëmundjet kardiovaskulare dhe jo kanceri përbëjnë rrezikun më të madh të vdekshmërisë nga duhani, e konsiderohen shkaktare për gati 48% të vdekjeve të parakohshme të lidhura me cigaren.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rreziku i zhvillimit të sëmundjeve të tilla te personat që pijnë vetëm një cigare në ditë është më i lartë te gratë: 57% është për femrat kërcënimi i sëmundjeve të zemrës dhe 31% ai i hemorragjive cerebrale. Te meshkujt ishte pak më i ulët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mesazhi i mjekëve është i qartë: Mos mendoni se shpëtuat. Nëse duhet ta hidhni këtë hap, nuk ka rrugë të mesme, por vetëm të hiqni dorë nga duhani plotësisht.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?