Vendi i pazakontë ku shfaqet kanceri i lëkurës

Faktorë që ndikojnë në shfaqjen e kacerit janë sa të jashmte dhe të brendshme. Një studim i fundit, ka zbuluar s epër veç stresit dhe dëmtimit nga ecja apo vrapimi, mund të paraqesë melanomës në shputën e këmbës, një vend tepër i pazakontë për shfaqjen e këtij lloj kanceri.

Por ajo që e bën edhe më shqetësuese këtë faktor është fakti se, njerëzve nuk i shkon ndërmend për të kontrolluar për kancer në këtë vend, ndaj në momentin që ai zbulohet është në stad tepër të avancuar.

Sipas mjekut Ruyhei Okuyama, profesor dermatologjie në Universitetin e Mjekësisë Shinshu, në Matsumoto të Japonisë, rastet e melanomës në këtë vend të pazakontë ndodhin kryesisht tek ata persona që ecin shumë ose vrapojnë.

Melanoma është një formë relativisht e rrallë kanceri, por tepër serioze. Sipas ekspertëve, ajo përbën vetëm 1 përqind të llojeve të kancerit të lëkurës, por shkakton më shumë vdekje nga të gjitha llojet e tjera.

Sa i përket melanomës në shputën e këmbës, Okuyama thotë se është edhe më e rrallë.

lythat2

SHKARKO APP