Veprimet që dëmtojnë sytë tuaj

Ja cilat janë ato:

  • Përqëndrimi i tepruar në celularin tuaj

Përqëndrimi dhe përdorimi i tepruar i celularit tuaj dëmton sytë dhe i bën ata më të dobët dhe delikat ndaj dëmtimeve.

  • Shikoni televizor gjatë natës

Në fakt të shikoni në çdo lloj ekrani gjatë natës, në errësirë, përfshi këtu celularët, kompjuterat, e-reader-at, është e dëmshme për ju. Niveli i dritës ndryshon dhe sytë tuaj duhet të sforcohen për tu përqëndruar. Përqëndrimi i tepërt bën që ato të dëmtohen.

  • Flini me lentet vënë

Sado i lodhur të jeni kur bini për të fjetur, mos flini me lentet vënë. Jo vetëm që rrezikoni të infektoni sytë tuaj, por edhe i dëmtoni ato në mënyrë të vazhdueshme.

  • Fërkoni sytë

Nëse ju fërkoni sytë tuaj mund t’i dëmtoni ato pa e ditur. Fërkimi i fortë i syve, mund të këpusë venat e gjakut, që ndodhen pas tyre.

  • Nuk ushqeheni shëndetshëm

Dieta dhe ushqimi i shëndetshëm i  bën mirë edhe syve tuaj. Mundohuni të konsumoni ushqime që i bëjnë mirë syve dhe forcojnë shikimin tuaj.

  • Teproni makiazhin

Makiazhi i tepruar e sidomos në zonën e syve është gjithmonë i dëmshëm.

  • Nuk flini gjumë mjaftueshëm

Mungesën e orëve të gjumit të parët që e vuajnë janë sytë tuaj. Nëse nuk flini mjaftueshëm do të ndiheni më të lodhur e sytë tuaj do të sforcohen për veprimtarinë e tyre.

  • Nuk i mbani syzet tuaja (apo syzet e diellit)

Ju neglizhoni të mbani syzet e shikimit apo edhe t’i mbroni sytë tuaj nga dielli. Mos e lini pas dore, sepse do të ndjeni problem ne vitet pasardhëse.

  • Nuk vizitoni okulistin rregullisht

Edhe nëse nuk keni probleme me sytë tuaj është gjithmonë mirë të bëni vizitë herë pas here tek okulisti. Do ju ndihmojë të dini gjendjen e shëndetit të syve tuaj, çdo kohë.

SHKARKO APP