Vera e kuqe ngadalëson humbjen e kujtesës
Ju shpesh mund të lexoni studime kontradiktore për ushqimin. Psh. Një foto qumësht në ditë është e mirë për ju, pastaj një gotë qumësht në ditë është e dëmshme për shëndetin tuaj. Por kur vjen puna te vera, duket se të gjithë njerëzit janë të një mendimi: Një gotë verë në ditë është e mirë për shëndetin tuaj. Në fakt, vera e kuqe mund të bëjë më shumë se vetëm të rritë apetitin tuaj për ushqim. Ajo mund të ruajë kujtesën tuaj për më të gjatë, thonë hulumtuesit. Shkencëtarët në Rush University Medical Center, në Çikago kanë publikuar rezultatet e një studimi të ri të financuar nga Instituti Kombëtar për Plakjen. Studimi tregoi se vetëm një gotë verë e pirë gjatë ditës mund të vonojë procesin e harresës. Ju do të keni mendje më të mprehtë, pasi siç e dini në jetën tuaj edhe harresa është pjesë normale e plakjes.