Vetëm 74 minuta në jetë, bëhet dhuruesja më e re e organeve në Britani
Një vajzë e porsalindur, e cila u pagëzua me emrin Hope, që në shqip do të thotë "shpresë" vdiq vetëm pas 74minutash jetë.
Por kjo foshnjë u bë edhe donatorja më e re organesh në regjistrat në Britani.
Emma Lee dhe burri i saj Drew, pyetën nëse donin të ndërprisnin shtatzëninë për një nga binjaket e tyre, pasi skanimet treguan se ajo vuante nga një sëmundje e pashërueshme.
Por që të dy edhe pse e dinin se ajo do të vdiste menjëherë pas lindjes, çifti nuk pranuan që të abortonin foshnjën për arsyen se ajo mund të shpëtonte jetë të tjera.
Javën e kaluar Hope vdiq në mënyrë paqësore në krahët e nënës së saj, ndërkaq prindërit e saj vendosën që veshkat dhe qelizat e mëlçisë të dhurohen për dikë që ka nevojë.
Tani Emma dhe Drew janë kthyer në shtëpi me shpresë se një ditë vëllai i vogëlushes së ndjerë do të i bëjë krenar për nder të motrës së tij e cila arriti të jetonte vetëm 74 minuta.