Vetëm dy banane në ditë për të parandaluar këto sëmundje

Bananet janë fruta shumë të përhapur. Krahas shijes, ato kanë një numër të lartë të benefiteve për organizmin. Bananet renditen në 4 nga frutat më të shëndetshëm në botë. Mirëpo çfarë mund të ndodhë me trupin tuaj nëse i konsumoni 2 banane në ditë? Food Prevent ka renditur disa nga benefitet:

Tensioni i gjakut – Konsmimi i dy bananeve në ditë ndihmon në ruajtjen e parametrave normalë të tensionit të gjakut. Prania e kaliumit dhe e natriumit në këtë frut ndikon, që të mbahet një shtypje normale e gjakut.

Rreziku nga kanceri – Konsumimi i shumë frutave dhe perimeve ndikon në zvogëlimin e rrezikut të prekjes sidomos nga kanceri i zorrëve. Prania e vitaminës C në banane mundëson luftimit e radikaleve të lira, të cilat janë shkakatare të kancerit.

Shëndeti i zemrës – Konsumimi i vetëm dy bananeve në ditë mund të përmirësojë shëndetin dhe funksionimin e zemrës. Fibrat dhe vitaminat që këta fruta përmbajnë ndikojnë në këto veti të bananeve.

Shëndeti i zorrëve – Diarreja dhe shtrëngimi i zorrëve janë disa nga problemet më të shpeshta tek njerëzit. Nëse konsumoni banane dhe balanconi dietën tuaj, ju do të përmirësoni këto probleme.

Energjia – Bananet janë shumë të mira sidomos për personat, të cilët ushtrojnë aktiviteve fizike dhe kanë nevojë për energji.

SHKARKO APP