Vetitë çudibërëse të mjaltit

Mjalti nuk përdoret vetëm për të ëmbëlsuar çajin apo ndonjë ushqim tjetër. Ai është i pasur me veti antioksiduese, antiseptike dhe antibakteriale, që ndihmojnë në kujdesin e bukurisë fizike. Çelësi është përdorimi i mjaltit të papërpunuar, sepse kështu i ruan të gjitha vetitë. Lexoni disa nga mënyrat më të mira të përdorimit të mjaltit në fytyrë, trup, sy, madje edhe në flokë.

Lufton aknet në fytrë: Mjalti sulmon bakteret që shkaktojnë puçrra dhe zbut lëkurën. Vëndosni pak mjaltë tek puçrrat, lërini ashtu për gati 15-20 minuta, më pas lajeni fytyrën.

 Zbardh rrathët e syve: Një lugë mjaltë ndihmon në zbehjen e rrathëve të errët të syve dhe qetëson enjtjet poshtë tyre. Përzieni mjaltë me vaj bajamesh, më pas aplikojeni para se të flini. Lajini sytë në mëngjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ul acarimet e rruajtjes: Qetësoni acarimet e shkaktuara nga rruajtja duke lyer me mjaltë pjesën e acaruar.Lahuni pas 10-15 minutash.

Swiss Digital Mobile Reklama

I shton shkëlqimin flokëve: Trajtoni flokët me këtë maskë që u jep shëlqim flokëve-përzieni 1/2 filxhan mjaltë dhe 1/4 filxhan vaj ulliri. Aplikojeni në flokë nga rrënjët tek majat. Mbajini ashtu për 20 minuta, më pas lajini. Përdoreni këtë maskë njëherë në javë.

Zbut flokët:  Mjalti i përpunuar ringjall flokët e thatë dhe të dëmtuar, duke përzier një lugë gjelle mjaltë me shampon.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?