Vetitë e rralla të majdanozit
Majdanozi është erëz që e gjejmë pothuajse çdo ditë në kuzhinën tonë, në gatimet tona. Zakonisht këtë erëz e përdorim në gatime si; sallata apo dhe në supa të shumëllojshme. Majdanozi ka një shije shumë të mirë dhe efekte shëruese. Një këshillë për Majdanozin, është që ta mblidhni vetë, pasi që nuk ka nevojë për shumë hapësirë, vetëm pak metra me dhe, por dhe në vazo ai mund të mbahet. Fatmirësisht atë e gjejmë gjatë gjithë vitit në treg.
Majdanozi është një bimë me gjethe jeshile e cila vjen nga familja e majdanozgileve. Farat e kësaj bime janë të vogla dhe të errëta. Në rrënjën e tij përmban yndyrë, apin dhe musilazh. Zakonisht përdoren rrënjët dhe gjethet e bimës. Një nga dobitë e shumta të majdanozit është dhe efekti i tij dobësues. Krahas kësaj majdanozi është një bimë e mrekullueshme për të zhdukur edemat. Në këtë mënyrë ai të ndihmon të djersitësh duke hedhur jashtë lëndët toksike.
Majdanozi ka vitaminë K, A, C, hekur, natrium, fibra, kalcium, magnez e shumë të tjera. Këto janë disa nga përfitimet që kemi nga majdanozi :
– Majdanozi ul rrezikun për kancerin
– Forcon sistemin imunitar
– Ndalon inflamimin
– Ka shumë veti ushqyese
– Lufton sëmundjet
– Mbron enët e gjakut
– Ndihmon zemrën
– Parandalon infeksionet urinare
– Detoksifikon
R.Shtylla