Vetitë kuruese të kripës
Kripa është një produkt që përveç funksionit të saj në kuzhinë, mund të përdoret dhe për qëllime mjekësore. Ajo ka efekte të shumta në lidhje me shëndetin tonë, disa nga problemet shëndetësore që mund të zgjidhim përmes kripës janë:
Alergjia dhe pezmatimi i sinuseve
Njerëzit të cilët kanë probleme me sinus kronik apo alergji pranverore duhet, gjithsesi të rrisin sasinë e kripës që do të ndihmojë ata të lehtësojnë problemet e bllokimit të hundës, për shkak se është zgjidhje ideale për pezmatimin e mukozës. Në tre decilitra ujë të vluar, shtoni një lugë të vogël të kripës. Kur lëngu të ftohet, me anë të shiringës e futni në hundë dy herë në ditë.
Dhimbje të fytit
Dhimbja e fytit mund të jetë një shqetësim i herë pas hershëm për shëndetin tonë prandaj është e këshillueshme që ju të bëni gargarë disa herë në ditë me ujë të kripur. Gargarë duhet të bëni për disa ditë me radhë edhe nëse dhimbja t'ju ketë kaluar, në mënyrë që ta parandaloni dhe të mos rikthehet.
Mishrat e ndjeshëm me gjakderdhje
Shumë persona kanë probleme me mishrat e ndjeshme nga të cilët zakonisht rrjedh gjak, gjë e cila më vonë mund të çojë në dëmtime serioze, ose në rastin më të keq të sëmundjes periodontale. Si një masë paraprake, bëni një zgjidhje për të shpërlarë gojën pas çdo pastrimi të dhëmbëve. Një lugë çaji kripë e shtoni në një decilitër ujë.
Këmbët e fryra
Pas një dite të lodhshme në punë, për të zgjidhur këto pasoja të pakëndshme, ideale do të ishte për të përgatitur një dush për këmbët. Në ujë të nxehtë shtonikatër lugë kripë dhe këmbët vendosni në ujë dhe mbani rreth 15 minuta.
Dhimbje dhëmbi
Mjafton që ju të shpërlani gojën me masën e bërë nga përzierja e ujit të ngrohtë me dy lugë uthull dhe një lugë çaji kripë, kjo është një zgjidhje e shpejtë dhe e përkoshme deri në momentin që ju të shkoni te dentisti.