Vetitë shëruese të hudhrës

Hudhra ka një rol të rëndësishëm në forcimin e sistemit imun. Mjafton që ju të hani dy thelpinj në ditë dhe në këtë mënyrë hiqni qafe bakteret e dëmshme dhe viruset. 'Receta natyrale' kundër ftohjes gjithmonë përmban hudhër, e ky është fakt që nuk ndryshon.
Studimet e shumta tregojnë se hudhra është një mënyrë e mirë për të luftuar ftohjen, për ta përgatitur atë marrim hudhrën e copëtojmë dhe e shtojmë në ujë të valuar, ku e lëmë për pesë minurta, më pas e kullojmë dhe e pimë lëngun. Nëse keni probleme me aknet, copëtoni një thelb në gjysmë dhe e vendosni në hapësirat problematike.
Gjithashtu është shërues edhe kundër kërpudhave në shputa. Qëroni disa hudhra dhe i shtoni në ujin e vluar, në të cilin ujë më pas do t'i vëni këmbët tuaja.
Hudhra, besoni apo jo, mund të përdoret edhe në punët shtëpiake. Me të mund të rregulloni xhamin e pëlcitur. Kështu, në linjën e pëlcitur të xhamit shtoni hudhër të imtësuar dhe do të parandaloni pëlcitjen e mëtejshme të xhamit.

SHKARKO APP