Vetitë ushqyese të kinoas

Kinoan e gjejmë në dy lloje të bardha dhe të kuqe, të dyja llojet kanë shije paksa të hidhur përpara gatimit. Në vitin 2013 OKB e shpalli vitin e kinoas, kjo falë vetive të larta ushqyese të kësaj kulture. Me dyfishin e proteinave të orizit apo elbit, kinoa është gjithashtu një burim i mirë i kalciumit, magnezit apo manganit. Ky produkt ka përmbajtje të lartë të vitaminës P, vitaminës E dhe dhe fibrave dietike.

Kur gatuhen farat e kinoas bëhen të buta e kremoze e megjithatë ruajnë pak ndjesinë krokante. Me një shije delikate kinoa mund të përdoret për mëngjes në vend të drithërave, për drekë në formën e sallatës apo si një vakt shoqërues në vaktin e darkës

Ajo ka një profil të mirë të aminoacidesh, e pasur më 9 aminoacidet bazë ku di sa nga të cilat në shumë drithëra mungojnë. Ajo është një proteinë e plotë e përsosur dhe si pasojë një zgjedhje shumë e mirë për veganët ,

Swiss Digital Desktop Reklama

Kinoa është e pasur më fitomutrient, çka e bën atë tepër të dobishme për shëndetin e njeriut dhe parandalimin e sëmundjeve. Kinoa përmban në sasi të vogla të acideve të shëndetshme yndyrore OMEGA 3 dhe ne krahasime me drithërat e tjera ka një numër më të lartë të yndyrnave të pangopura.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?