Vetmia, e dëmshme sa 15 cigare në ditë

Vetmia vret. Mungesa e miqve të mirë dhe izolimi social dëmtojnë shëndetin në të gjitha mënyrat e mundshme. Kërkimet e fundit shkencore kanë treguar se vetmia e dëmton shëndetin sa edhe trashësia apo 15 cigare në ditë. Shkencëtarët britanikë kanë konstatuar gjithashtu se të paktën tre miq të ngushtë në mënyrë të konsiderueshme e rrisin ndjenjën e lumturisë dhe të kënaqësisë me jetën.

Shoqëria e redukton nivelin e stresit, zvogëlon rrezikun e depresionit dhe individit i jep kuptim të jetës. Megjithatë, shumë njerëz nuk mbajnë kontakte me të njohurit dhe miqtë e vjetër, dhe nuk janë të aftë të gjejnë miq të rinj.

E vërejmë se me kalimin e viteve është më e vështirë të gjeni miqësi. Bëheni më kritik, më selektiv dhe personave të rinj u qaseni me shumë më tepër dyshim se më parë, gjë që në fund ju dëmton juve më së shumti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si të bëni miq?

Swiss Digital Mobile Reklama

Kontaktoni miqtë e vjetër – Atyre sigurisht do t’u vijë mirë ashtu si edhe juve. Nëse keni ndërprerë shoqërimin pa ndonjë arsye të veçantë, filloni të shoqëroheni përsëri.

Inkuadrohuni në ndonjë grup njerëzish – Miqësitë e mira janë më shpesh ato që në mesin e njerëzve ndajnë interesa dhe përvoja të ngjashme. Bashkojuni grupit të njerëzve, i cili ka të njëjtat interesa si ju dhe do të befasoheni këndshëm.

Inkuadrohuni në bisedë – Bëni pyetje dhe mos i harroni përgjigjet. Bisedat për gjëra të përgjithshme janë të shkëlqyeshme për fillimin e bisedës, transmeton Koha.net. Është e rëndësishme që të kushtoni vëmendje dhe ta përcillni atë që e thotë bashkëbiseduesi.

Shfrytëzoni çdo mundësi për t’u shoqëruar – Ndoshta më me dëshirë do të qëndronit në shtëpi të mbuluar me një batanije dhe të shikonit televizor, por kështu nuk do të bënit miq. Nëse nuk jeni tipi i personit që i pëlqen të shkojë në klube, ftoni ndonjë grup të miqve tek ju apo organizoni takime në natyrë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?