Vezët e fshatit të rrezikshme? Ja çfarë thotë ky studim

Vezët e pulave në fshat mund të jenë më të rrezikshme për shëndetin në krahasim me vezët e pularive, që janë të kontrolluara nga autoritetet.

Një studim i fundit tregon se ato mund të jenë të kontaminuara me Salmonela Enteritidis, një bakter që shkakton dhimbje të barkut, temperaturë të lartë dhe diarre.

Vezët që vijnë nga pulat e fshatit janë më të rrezikshme, pasi mund të jenë të kontaminuara me Salmonela Enteritidis, në krahasim me vezët që shiten në dyqane, që vijnë nga pulari të kontrolluara.
Studiuesit e Universitetit të Pensilvanisë kanë arritur në këtë përfundim, i cili thyen mitin se vezët e freskëta janë më të shëndetshme në krahasim me ato të prodhuara në pulari.

Rreth 6 000 vezë u studiuan përgjatë gjashtë muajve, të cilat u grumbulluan në më shumë se 200 pika shitjeje në Amerikë.

SHKARKO APP