Vitamina C është një ilaç magjik për shumë sëmundje
Edhe pse është e njohur gjerësisht se vitamina C luan një rol të rëndësishëm në rastet e gripit dhe ftohjeve të njerëzit por, përfitimet e kësaj vitamine në trupin tonë nuk ndalen vetëm në këto raste. Vitamina C është shumë e rëndësishme për të forcuar sistemin tonë imunitar dhe për të luftuar me një efikasitet të madhe edhe sëmundjet kronike.
Gjatë studimeve të fundit është zbuluar se vitamina C mund të luaj një rol shumë të rëndësishëm në luftën kundër kancerit sidomos atij të mushkërive dhe shpesh herë u këshillohet konsumuesve të duhanit që ta përdorin atë vazhdimisht. Por, efektet e kësaj vitamine nuk mbeten vetëm aty pasi një studim i vitit 2013 zbuloi se përdorimi i kësaj vitamine sillte si rezultat një mbrojtje të shkëlqyer kundër sëmundjeve kardiovaskulare. Kjo vitaminë mund të gjendet në shumë fruta dhe perime ku më i famshmi për sasitë e mëdha që ka nga kjo vitaminë është portokalli