Vlerat kurative të ananasit
Nga pamja e jashtme nuk është mes frutave më tërheqëse por sapo heq lëkurën e fortë, gjen një thesar mirësie dhe ushqyes të çmuar. Flasim për ananasin, me tulin e tij të verdhë e të ëmbël. I freskët, të shuan etjen, ka shumë veti shëndetësore dhe ka mjaft përdorime në kuzhinë. Mjaft i mirë kur konsumohet në mënyrë natyrale, por është perfekt edhe si lëng apo i pasur në sallatë.
Bromelina
Cilësitë e mira të ananasit varen në radhë të parë nga bromelina, enzima e aftë të shpërbëjë proteinat në pjesë më të thjeshta, pra në aminoacide. Për të përthithur bromelinën mund mund ta gjeni në formën e ekstraktit të ananasit në mjekësinë bimore, në formë të plotësuar. Është mjaft e nevojshme në lehtësimin e tretjes së ushqimeve të pasura me proteina, për shembull mishi, dhe ka efektin diuretik.
Koncentrat ananas
Ananasi është i pasur me vitamina dhe kripëra minerale mes të cilave fosfori, kalciumi, magnezi dhe kaliumi. Ka dhe një sasi të mirë vitamine C, pra forcon sistemin imunitar dhe ka një efekt anti-age. Për më tepër ananasi ndihmon në kontrollin e tensionit të gjakut, me efekt të mirë për ata që janë të prekur nga tensioni i lartë.
Mënyrat për ta shijuar
Për një mëngjes me energji mund të konsumohet në frulator me portokall dhe qitro, apo sallatë me fruta të tjera. Mund të shtoni dhe fruta të thata si bajame, arra, lajthi për më shumë energji, apo qoftë dhe me kos.