Vrapimi intensiv mund të ngadalësojë plakjen në nivel qelizor
Një studim i fundit ka zbuluar se vrapimi me intensitet të lartë për 30-40 minuta, pesë herë në javë, mund të ndihmojë në ngadalësimin e procesit të plakjes.
Shkencëtarët kanë vërejtur se personat që ndjekin këtë rutinë kanë telomere dukshëm më të gjata, kapuçët mbrojtës të ADN-së që lidhen drejtpërdrejt me procesin e plakjes. Në fakt, treguesit biologjikë të këtyre individëve rezultuan gati nëntë vjet më të rinj krahasuar me ata që nuk vrapojnë.
Nga ana tjetër, aktiviteti fizik i lehtë nuk dha të njëjtin efekt, duke sugjeruar se është pikërisht intensiteti ai që ndihmon në ruajtjen e rinisë në nivel qelizor.
Për ata që synojnë jetëgjatësinë, duket se rritja e intensitetit të stërvitjes mund të jetë çelësi.
KOHA JONË SONDAZH

