Vuani nga pagjumësia, ja si mund të flini për 1 minutë
Shumë prej nesh e vuajnë shumë problemin e pagjumësisë, por më në fund është gjetur zgjidhja, shkruan SYRI.net.
Tashmë një shkencëtar ka gjetur një mënyrë me anë të së cilës ju mund të bini në gjumë për 60 sekonda dhe kjo pa pasur nevojën e përdorimit të ndonjë ilaçi të posaçëm.
Quhet metoda e frymëmarrjes 4 -7-8, e cila është një mënyrë natyrale e qetësimit të nervave dhe që ndihmon në uljen e tensionit në trup. Dr. Andre Ueil, sjell këtë mënyrë si më efikasen për të fjetur sa më shpejt.
Për të realizuar metodën ju duhet të ndiqni këto hapa:
Së pari, duhet të nxirrni të gjithë frymëmarrjen nga goja duke lëshuar tingullin “ëhoosh”.
Mbyllni më pas gojën dhe merrni frymë me hundë për 4 sekonda, në qetësi.
Më pas mbani frymën për 7 sekonda.
Pas kësaj, nxirreni atë nëpërmjet gojës duke lëshuar tingullin “uhoosh”, për një periudhë 8 sekonda.
Përsërisni këtë cikël 3 herë.