Zbulimi i madh, vera e kuqe shëron kancerin

Të gjithë e dimë që të pish verë të kuqe të bën shumë mirë për shëndetin, sigurisht në mënyrë të kontrolluar. Por, Dr. Michael Nicholl nga Universiteti i Missourit-t në SHBA është duke i çuar përfitimet nga kjo pije një hap para – duke hulumtuar aftësinë e saj për t’i vrarë qelizat e kancerit. Ai gjeti se përbërësi më i madh në verë – resveratroli – bashkë me rrezatimin mund të ndihmojë në zhdukjen e qelizave të kancerit. “Kur merret resveratroli, rimëkëmbja e tyre (qelizave të kancerit) normale largohet”, tha ai për The Times. Kjo në kthim, e lejon rrezatimin që të koncentrojë fuqinë e tij për të hequr sëmundjen nga trupi. Kështu që, nuk është vetë përbërësi ai që e vret kancerin; është kombinimi i tij me rrezatim që mund të jetë shkatërrues për këto qeliza. Megjithatë, kjo është vetëm njëra anë e medaljes, pasi që më shumë hulumtime duhet bërë për t’i mbështetur këto gjetje, por ky hulumtim jep shpresa për një terapi të ardhshme të kancerit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?