Zbulohet aksidentalisht ilaçi i tullacëve

Një grup shkencëtarësh besojnë se kanë zbuluar gabimisht një kurë që zgjidh një herë e përgjithmonë problemin e rënies së flokëve.

Lajmi i mirë për të gjithë ata që janë shndërruar në qerosë pa dëshirën e tyre mbërrin nga Universiteti i Manchesterit në Angli.

Studiues të këtij universiteti ishin duke punuar në gjetjen e një ilaçi për trajtimin e osteoporozës, që shkakton dobësimin e kockave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shkencëtarët e kanë emërtuar ilaçin me emrin WAY-316606. Ata thonë se gjatë testimeve vunë re që flokët e pacientëve rriteshin 33 për qind më shpejt dhe më të dendur se normalisht.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Në vetëm 6 ditë u rritën me dy milimetra. Ne as që e kishim menduar një gjë të tillë dhe fakti që e zbuluam, do të thotë që një ditë mund të bëjë diferencën tek njerëzit që vuajnë nga rënia e flokëve”, thotë Nathan Hawkshaw, udhëheqës i studimit.

Aktualisht në treg janë të licensuara vetëm dy ilaçe që trajtojnë “qerosllëkun”, por që të dyja me efekte të moderuara sa i përket rritjes së flokëve dhe shpesh me efekte anësore të konsiderueshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?