Zbulohet dieta e Mbretëreshës së Anglisë

Ajo është 90 vjeç dhe ka 65 vite në fron si Mbretëresha e Anglisë. Elisabetha e dytë e di më së miri se çfarë i pëlqen kur vjen puna tek ushqimi.

Vaktin e mëngjesit Elisabeth e konsumon gjithmonë në orën 9:00. Drithërat janë të preferuarat e saj për mëngjes, duke i shtuar herë pas here fruta të thata dhe arra makamedia. Një mëngjes tjetër ajo preferon të hajë tost me marmalatë.

Në drekë Mbretëresha pëlqen të hajë peshk në skarë, të vendosur mbi një shtresë spinaqi. Peshkun e alternon herë pas here me mish, të cilin e marrin nga gjahu në pronat e saj. Darka është pothuajse e ngjashme me drekën.

Madhëria e saj është një fanse e madhe e çokollatës, por ajo asnjëherë nuk e konsumon atë pas darke. Çokollatën ajo e konsumon gjatë vaktit të tretë, apo gjatë çajit të pasdites. Gjithashtu pëlqen të konsumojë disa sanduicë të vegjël,  tipikë britanezë.

Pudingu i bardhe me pjeshkë, është një tjetër ushqim që Elisabeth pëlqen të konsumojë. Darkave Mbretëresha pëlqen të pijë xhin ose koktejl ‘Dubonet’

SHKARKO APP